Hamasi: Përgjigja e Izraelit ndaj propozimit për armëpushim ishte negative

BOTA


Zyrtari i lartë i Hamasit, Osama Hamdan, ka thënë se përgjigja izraelite ndaj propozimit të fundit të grupit për armëpushim në Gaza ishte negative, duke bërë që bisedimet në Katar të dështojnë sërish për të arritur një marrëveshje.

Përgjigja e Izraelit ndaj propozimit me tre faza të dorëzuar ndërmjetësuesve ishte “negative dhe nuk iu përgjigj kërkesave të popullit tonë,” tha ai.


Këto përfshinin ndërprerjen e armiqësive në Gaza, kthimin e të zhvendosurve në shtëpitë e tyre dhe tërheqjen e ushtrisë izraelite nga Rripi.

Ndërsa Hamasi tregoi “fleksibilitet”, Izraeli u tërhoq nga ajo që kishte rënë dakord më parë dhe vazhdoi “të zvarritej”, theksoi Hamdan, “gjë që mund t’i çonte negociatat në një rrugë pa krye”.

Ai fajësoi kryeministrin Benjamin Netanyahu për bllokimin e marrëveshjes dhe shtoi se SHBA duhet të ndalojë dërgimin e armëve në Izrael nëse vërtet dëshiron të ndalojë “gjenocidin” në Gaza./abcnews.al




Skip to toolbar