Hamasi, ultimatum Izraelit: Nuk lirojmë më asnjë peng nëse nuk ndalen sulmet

BOTA


Hamasi nuk do të lirojë më asnjë peng të Izraelit nëse nuk do të ketë një ndërprerje të plotë të luftimeve. Pas vendosjes së një armëpushimi muajin e shkuar, më shumë se 100 pengje u liruan nga grupi militant, por rreth 120 të tjerë mbeten ende larg shtëpive të tyre.

Ata u rrëmbyen më 7 tetor kur edhe rinisi konflikti mes Izraelit dhe Hamasit.

Në një deklaratë, Hamasi bëri të ditur:“Kemi një vendim kombëtar të Palestinës që nuk do të ketë më bisedime rreth të burgosurve apo marrëveshje shkëmbimi derisa të ndalohet tërësisht agresioni.”

Mbetet e paqarë se për cilat fraksione të tjera palestineze bëhej fjalë në deklaratë. Xhihadi Islamik, një grup më i vogël në Rripin e Gazës, është ndër ata që dihet se po mban pengje izraelite.

Deklarata e ka vendosur qeverinë izraelite në një pozitë të vështirë. IDF deri më tani ka mbajtur qëndrimin se mënyra më e mirë për lirimin e pengjeve është presioni ushtarak ndaj Hamasit dhe organizimi i operacioneve të shpëtimit.

Por deri më tani vetëm një peng, Ori Megidish, është arritur të shpëtohet.



Skip to toolbar