Hap dyert shkolla “Skënder Libohova” në Lushnje/ Rama: Ambiente moderne për 700 nxënës dhe mësues

AKTUALITET


Hap dyert në prag të 7-Marsit, shkolla 9-vjeçare “Skënder Libohova” në Lushnje, e financuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

E rindërtuar me standartet më bashkëkohore, kapacitete të shtuara, bibliotekë, laboratorë e terrene sportive moderne, kjo shkollë siguron kushtet më të mira për 700 nxënës dhe mësues.


Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu inspektuan pasditen e së mërkurës ambientet e shkollës. Ministrja theksoi se për këtë vit është planifikuar që të rikonstruktohet edhe shkolla “Jani Nushi” në Lushnje.

“Është një shkollë që ka një kapacitet mbi 600 nxënës, ku falë investimit të ministrisë së Arsimit dhe të bashkisë Lushnje, tashmë është në kushtet më të mira dhe me standardet më të larta, me klasa të shtuara. Shkollën duam ta bëjmë edhe qendër komunitare prandaj edhe ambientin e bibliotekës jashtë sepse shërben edhe pasdite. Me buxhetin e ri, janë 40 projekte të infrastrukturës shkollore. “, u shpreh ministrja Manastirliu.

Në këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pushtetit vendor dhe së bashku me Programin e Rindërtimit, përfundojmë ndërtimin dhe rehabilitimin e 100 objekteve arsimore në të gjithë vendin./abcnews.al




Skip to toolbar