Hapja e tunelit të Murrizit/ Rama: Nesër Dita e Verës shkon edhe në Dibër dhe bëhet përfundimisht lagjja e gjelbër e Tiranës

AKTUALITET


TIRANË-Kryeministri i i vendit, Edi Rama ka reaguar në rrjetin e tij sociale “Facebook” për tunelin e Murrizit, i cili do të inaugurohet më 14 mars.

Shefi i qeverisë thekson se Dita e Verës mbërrin nesër në Dibër dhe ky qytet shprehet kryeministri do të bëhet “lagjja e gjelbër e Tiranës” “Gati! Nesër Dita e Verës shkon edhe në Dibër dhe Dibra bohet përfundimisht lagja e gjelbër e Tironës”, shkruan Rama.

Pak më parë reagoi edhe zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku për hapjen e këtij projekti shumë të rëndësishëm.

Sipas saj, hapja e tunelit të Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit, do hapet në orën 12:00/abcnews.al



Skip to toolbar