Në lidhje me zgjedhjet në SHBA, kemi parë një stuhi sondazhesh gjatë ditëve të fundit.
Dhe këto sondazhe tregojnë shumë gjëra të ndryshme, dhe janë shumë sondazhe të ndryshme, dhe ka shumë shifra. Por duket se ka një tendencë që tregon se Kamala Harris ka humbur pak vrull në shtetet kryesore që janë edhe fushëbeteja e vërtetë.
Kjo garë është jashtëzakonisht e ngushtë. Gjithmonë ka qenë e ngushtë. Është objektivisht më e ngushtë se sa ishte disa javë më parë.
Duket se jemi kthyer në një situatë me stabilitet relativ, pra një avantazh shumë i ngushtë i Harris në nivel kombëtar dhe pothuajse një barazim në shtetet e fushëbetejës. Ishte ndryshe kur Harris u fut për herë të parë në garë.
Sigurisht që pas kandidaturës së saj kishte një vrull në fillim. Tani gjërat janë rikthyer aty ku ishin.
Po cila është tema kryesore që po i jep avantazh Trumpit?
Ekonomia!
“Kam ndërtuar një nga ekonomitë më të mëdha në historinë e botës. Dhe unë do ta ndërtoj përsëri. Do të jetë më e madhe, më e mirë dhe më e fortë”, u thotë ai amerikanëve.
Dhe amerikanët duket se nuk i renditin të drejtat e abortit, që është çështja më e fortë e Harris, si prioriteti i tyre më i lartë.
Kemi parë Trump që ka fituar terren, veçanërisht në mesin e burrave dhe burrave me ngjyrë. Këto janë pika vërtet të dobëta për Kamala Harris.
Fushata e Harris e di këtë, dhe ata po bëjnë ç’të munden për të luftuar, por duket se ish presidenti po e shfrytëzon. Dhe Trump ka atë që ekipi i Harris e konsideron një forcë befasuese dhe madje shqetësuese mes burrave, duke përfshirë burrat me ngjyrë dhe burra latinë.
Demokratët janë befasuar nga qëndrueshmëria e koalicionit Trump. E vërteta është se shumë prej tyre menduan se kur Harris zëvendësoi Joe Bidenin, numrat e Harris thjesht do të rriteshin dhe do të qëndronin të pandryshuar.
Por, tre javët e fundit janë si një përjetësi në politikën amerikane. Miliona amerikanë kanë votuar tashmë, po, por ka dhjetëra miliona që ende nuk kanë votuar. Dhe votuesit e pavendosur janë peshë e madhe.
Por ama, shumë më të rëndësishëm tani janë njerëzit që vendosin nëse do të votojnë apo jo. Dhe këtu lajmet kanë rëndësi.
Këtu ka rëndësi bindja. Këtu kanë rëndësi reklamat. Këtu kanë rëndësi përpjekjet për të votuar. / bota.al