Hashim Thaçi zbulon ku ishte kur u njoftua për aktakuzën e Hagës

AKTUALITET


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zbuluar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në Neës24 se në momentin kur është njoftuar për aktakuzën e Prokurorisë Speciale në Hagë ka qenë në fluturim për në SHBA.

Thaçi thotë se atë ditë qershori ishte nisur për në Uashington për takimin Kosovë-Serbi teksa në Vjenë u njoftua saktësisht për aktakuzën, pasi kishte udhëtuar nga Tirana në Vjenë dhe prej andej do merrte avionin për në SHBA.


Pas këtij njoftimi, Thaçi thotë se do ishte joetike nga ana e tij të vijonte më tej dhe të vazhdonte me takimin e rëndësishëm Kosovë-Serbi.

”Isha në fluturim për në SHBA. Nga Tirana për Vjenë, nga Vjena në Uashington. S’kishte asnjë kuptim të vazhdoja. Ishte jo etike nga ana ime të vijoja për në Uashington. Në Vjenë isha saktësisht.”- tha Thaçi.




Skip to toolbar