Hekurudha Kosovë-Shqipëri/ Shkodër, ministri i Infrastrutkurës së Kosovës takon Benet Becin

AKTUALITET


Hekurudha Shqipëri-Kosovë ishte në fokus së takimit të zhvilluar këtë të premte mes Ministrit të Infrastrukturës së Kosovës Liburn Aliu, deputetes Mimoza Kusari dhe kryetarit te bashkisë Shkodër.

Benet Beci tha se ky investim e kthen Shkodrën një një qendër të rëndësishme rajonale.


Për ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu duke u ndalur tek marrëdhëniet mes dy vendeve, theksoi se Shkodra jo më kot ka qënë një qëndër dikur që po rijetëzohet dhe merr formën e saj sërish

E pranishme  në këtë takim ishte dhe Ministrja e Shtetit Elisa Spiropali e cila gjatë diskutimeve e ka cilësuar këtë nyje të re lidhësese mes dy vendeve që kalon në Shkodër një prioritet të qeverise shqiptare.

Pas takimit zyrtarët e Kosovës dhe ata të Shqiperisë panë nga afër stacionin hekurudhor të Mjedës, që do kthehet në një pikë lidhesë e rëndësishme e linjës hekurudhore Shqipëri – Kosovë.

Hekurudha përllogaritet të ketë një kosto prej 700 milion euro, ndërkohë që kalimi i kësaj linje nga Shkodra, ka qënë një nga temat e dakordësuara nga dy qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës.




Skip to toolbar