Hetimet e SPAK, tjetër rast korrupsioni Meta-Kryemadhi/ Blerje dhe shpenzime me paratë e një biznesmeni

AKTUALITET


Gjykata e posacme do të vendose me 26 qershor nese do te ndryshojë apo jo masen e sigurise arrest në burg per ish-presidentin Ilir Meta. Seanca e së premtes u shty me kerkese te avokatit te ish-presidentit, Kujtim Cakrani i cili kërkoi kohë të njihet me aktet e reja hetimore që dorëzoi në prokuroria në gjykatë. Ndërkohe mësohet se, për këtë dosje SPAK ka zbuluar edhe një tjeter rast korrupsioni ku dyshohet i përfshirë Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

Behet fjale per nje karte bankare nëpërmjet të cilës jane kryer shpenzime nga ish-bashkëshortët. Karta e dyte bankare e zbuluar eshte vene ne dispozicion po nga biznesmeni Adrian Shatku. Por sipas avokatit Kujtim Cakrani në asnjë moment nuk flitej për veprime të Ilir Metës, ndërsa karta është përdorur nga Monika Kryemadhi.

Në tetor të vitit të kaluar ish-presidenti u vu në pranga si I dyshuar për korrupsion pastrim parash e fshehje pasurie. Spak nisi hetimet ndaj Metës me dyshimin se ndikoi në lidhjen e marvëshjes mes cez dhe dia duke favorizuar biznesmenin Kastriot Ismaili në këmbim të vlerave monetare.

Po kështu nga hetimet ka rezultuar se ish-bashkëshrotët meta kryemadhi ka ndikuar në këmbim të korrupsionit për lidhjen e një marëveshje interkonjeskioni mes një kompanie celulare dhe biznesmenit adriatik shatku si dhe për mos deklarimin e disa shumave monetare për lobimin e lëvisjes socialiste për integrim në shtetet e bashkuara të amerikës dhe disa ndërhyrje kirirgjikale në një klinikë private jashtë shqiërisë.



Skip to toolbar