Hetimet për inceneratorët/ SPAK u komunikon akuzat Ahmetajt, Mërtirit dhe Zotos

AKTUALITET


SPAK i komunikoi akuzat Arben Ahmetaj, Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit lidhur me dosjen e inceneratorëve.

Mërtiri dhe Zoto akuzohen për të njëjtat vepra penale “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”. Ndërsa Ahmetaj për tre akuza, “Pastrim parash, ‘fshehje e pasurive’ dhe ‘korrupsion pasiv’.


Hetimet e SPAK për këta persona lidhur me cështjen e inceneratorëve vazhdojnë.

Të tre janë në kërkim. Arben Ahmetaj që prej korrikut të vitit të kaluar, Mirel Mërtiri që prej shkurtit 2023, ndërsa Klodian Zoto është shpallur në kërkim në janar 2022.




Skip to toolbar