Hetimi për vdekjen e kenianes, ngrihet pistë e re hetimi

AKTUALITET


Policia dhe prokuroria kanë ngritur pistë të re për vdekjen e kenianes Joy Ayoko.

Hetuesit dyshojnë se e reja që punonte si krupiere në një kazino në Tiranë i ka dhënë informacion për mënyrën se si të luante në kazino një lojtari, i cili kishte fituar shuma të mëdha parash.
Sipas burimeve, mësohet se kjo është pista e re e ngritur së fundmi. Lojtari fitues është identifikuar nga policia dhe pritet te merret në pyetje.


Dëshmia e tij mund të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e ngjarjes. Ka dyshime të forta që manovrat e kenianes dhe lojtarit të jenë zbuluar nga stafi i kazinose dhe kjo gjë të jetë bërë shkak për ngjarjen e rëndë.




Skip to toolbar