Hetohet për vrasje e drogë, Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestrimin e pronave të Pëllumb Gjokës

AKTUALITET


Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sekuestros ndaj disa pronave të biznesmenit, Pëllumb Gjoka, i arrestuar me kërkesë të SPAK gjatë operacionit “Metamorfoza”.

Në këtë gjykatë biznesmeni kërkoi të lirojë nga masa e sekuestros gati 390 mijë m2 truall në Velipojë, të bllokuara pas dyshimeve të SPAK, së janë përfituar në kundërshtim me ligjin.


Pëllumb Gjoka po hetohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të akuzuar për “vrasje me paramendim”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” e “Krijim kushte për vrasje”.




Skip to toolbar