Hidhet shorti për Këshillat Bashkiakë, ja si do të renditen partitë

AKTUALITET


Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është hedhur shorti për renditjen në fletën e votimi për Këshillat bashkiakë në zgjedhjet e 14 majit.

Të parat që u shortuan ishin tre subjektet zgjedhore, që kanë paraqitur listën shumëemërore në 61 bashki, si Partia Socialiste e Shqipërisë, Koalicioni Bashkë Fitojmë dhe Partia Agrare Ambientaliste.


Pas hedhjes së shortit rezultoi që koalicioni Meta-Berisha do të jenë të parët në listë, PS e dyta, ndërkohë që partia e Agron Dukës do të renditet e treta.

Sa i përket Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt, e cila garon në 57 bashki për këshillat bashkiakë, do të renditet e 9.

  1. Renditja e plotë e 40 partive
  2. 1-Koalicioni “Bashkë fitojmë”
  3. 2-PS
  4. 3-PAA
  5. 4-Partia Republikane
  6. 5-Partia  Lëvizja e Legalitetit
  7. 6-Partia Demokracia Sociale
  8. 7-Koalicioni “Aleanca Liberale e Djathtë”
  9. 8-Partia Social Demokratike
  10. 9-Partia Demokratike
  11. 10-Aleanca progresiste LZHK
  12. 11-Fryma e re Demokratike
  13. 12-Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet
  14. 13-Partia për Eurpianizim e Integrimin e Shqipërisë
  15. 14-Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë
  16. 15-Partia Bindja Demokratike
  17. 16-Partia për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve
  18. 17-Aleanca Arbnore Kombëtare
  19. 18-Partia Balli Kombëtar
  20. 19-Partia Aleanca për demokraci dhe solidaritet
  21. 20-Lëvizja Punëtore Shqiptare
  22. 21-Fronti i Majtë
  23. 22-Partia e Unitetit Kombëtar
  24. 23-Partia e Gjelbër
  25. 24-Partia Konservatore
  26. 25-Partia Lëvizja e Re
  27. 26-Aleanca për Barazi e drejtësi Europiane
  28. 27-Partia Kombëtare Konservatore Albania
  29. 28-Partia për mbrotjen e të drejtave të punëtorëve
  30. 29-Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian
  31. 30-Partia e Emigracionit Shqiptar
  32. 31-Partia e Reformave Demokratike Shqiptare
  33. 32-Partia Komuniste e Shqipërisë
  34. 33-Partia Ora e Shqipërisë
  35. 34-Partia KristianDemokrate
  36. 35-Nisma thurje
  37. 36-Partia Lëvizja Bashkë
  38. 37-Minoriteti grek për të ardhmen
  39. 38-Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë
  40. 39- Partia Demokristiane Shqiptare
  41. 40-Ardhmëria Shqiptare

(Renditja vijon me parti të tjera)




Skip to toolbar