Historike/ Antony Blinken mbërrin në Shqipëri

AKTUALITET


Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur në aeroportin e Rinasit. Avioni i kreut të diplomacisë amerikane preku tokën shqiptare në orën 11:11.

Mirëseardhjen e parë ia uron homologu i tij shqiptar, ministri i Jashtëm Igli Hasani, i cili e pret në pistën e aeroportit.


Kjo është vizita e parë në Shqipëri e Sekretarit Blinken. Forca të shumta të sigurisë janë të angazhuara për të garantuar sigurinë gjatë gjithë vizitës së tij 8-orarëshe në kryeqytetin shqiptar.




Skip to toolbar