Hodhi molotov mes qytetarëve e gazetarëve në protestë, lirohet 49-vjeçari

AKTUALITET


Protestuesi i Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë që rrezikoi jetën e gazetarëve dhe qytetarëve duke u hedhur molotov gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës, Sokol Bushkolaj, doli para gjykatës ku u njoh me masën e sigurisë.

Prokuroria e Tiranës kërkoi burg për 49-vjeçarin, por gjykata e la ate te lire.
Ndaj tij rëndojnë 5 akuza, ndërsa për aktin e hedhjes së molotovit në drejtim të qytetarëve dhe gazetarëve, ndaj tij është ngritur akuza vrasje me dashje e mbetur në tentativë.


Bushkolaj shfaqet totalisht i maskuar me qëllim që të mos identifikohet nga policia.

I veshur me një bluzë të bardhë, sipër saj mban flamurin shqiptar, me një kapele në kokë, syze dhe maskë e doreza kirurgjikale, 49-vjeçari shfaqet i qetë mes njerëzve të tjerë, kur nxjerr molotovët dhe i hedh drejt godinës së bashkisë, ndërsa një prej tyre ra në drejtim të gazetarëve dhe qytetarëve.

Ai shpërfill edhe thirrjet e policisë, të cilët i kërkojnë të mos hedhë molotovë, ndërsa largohet mes pemëve për t’u fshehur. 




Skip to toolbar