Humbi jetën në liqen, duke shpëtuar turistët/ Kapiteni i anijes turistike, Dëshmor i Atdheut

AKTUALITET


Kapiteni i anijes turistike në Shkodër, Arben Anamali, i cili humbi jetën në liqenin e Shkodrës ndërsa shpëtonte turistë nga Izraeli, shpallet Dëshmor i Atdheut.

Lajmin e ka konfirmuar kryeministri Edi Rama përmes një postimi në facebook, ku shkruan: Nderojmë me mirënjohjen më të lartë të Republikës, Kapiten Arben Anamalin, drejtuesin e anijes turistike të Bashkisë Shkodër që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar jetën e dy turistëve në Liqenin e Shkodrës.

Postimi i plotë:

U PREHSH NË PAQE DËSHMOR I ATDHEUT?️

Nderojmë me mirënjohjen më të lartë të Republikës, Kapiten Arben Anamalin, drejtuesin e anijes turistike të Bashkisë Shkodër që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar jetën e dy turistëve në Liqenin e Shkodrës?

I paharruar, Kapiten Arbeni?



Skip to toolbar