Humbi kontaktet gjatë turit në Karaburun, ende asnjë gjurmë nga 64-vjeçarja nga Tirana

AKTUALITET


Ende nuk ka asnjë gjurmë nga 64-vjeçarja nga Tirana, e cila një ditë më parë humbi kontaktet me guidën në të cilën ishte pjesë bashkë me një grup tjetër personash. Për shkak të mjegullës në zonë, dyshohet se 64-vjeçarja ka humbur orientimin dhe është ndarë nga pjesa tjetër e guidës nga Parku i Llogorasë për në gadishullin e Karaburunit.

Që nga momenti kur ka humbur kontaktet nuk ka ende asnjë gjurmë për 64-vjeçaren dhe kërkimet vijojnë nga ekipi i kërkim shpëtimit.


Kërkimet për 64-vjeçaren kanë nisur që ditën e djeshme, në momentin që u raportua se kishin humbur kontaktet me të. Që prej orës 19:10 të një ditë më parë, nuk ka asnjë gjurmë nga 64-vjeçarja, ndërsa kërkimet dje nisën në zonën mbi Gjirin e Gramës në Karaburun, në vendin e quajtur burimet e “Dedë Hilës “ku dhe  kontakti i fundit me gruan 64-vjeçare ka qenë në këtë zonë.

Tashmë, punonjësit e policës dhe ata të ADZM po bëjnë sërish kërkime për gjetjen e saj.




Skip to toolbar