I akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, shtyhet sërish seanca për Arbër Paplekajn

AKTUALITET


Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për Arbër Paplekajn i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Ndërkohë Arbër Paplekaj nuk ishte sot i pranishëm në seancë.


Kujtojmë që dosja e 21 prillit 2021 po shqyrtohet e gjitha bashkë përfshirë edhe punonjësit e policisë.

Mirash Martini avokati i Paplekajt ka kërkuar heqjen e cështjes nga gjykata e Elbasanit. Ai i është drejtuar me një kërkesë gjykatës së lartë dhe gjykatës së Elbasanit. Gjykata e Elbasanit nuk mund të vendosë largimin e cështjes kështu që në lidhje me këtë kërkesë pritet të shprehet Gjykata e Lartë.

Kërkesa e avokatit justifikohet me faktin qe persona me rrezikshmeri te larte te perfshire ne ngjarjen e 21 prillit ne Elbasan jane ende te lire.

Paplekaj nuk ka qenë i pranishëm në seancë.




Skip to toolbar