I biri u shpall në kërkim për vrasje, reagon Mustafa Lici

AKTUALITET



Mustafa Lici, babai i Ibrahim Licit, i cili u shpall në kërkim i dyshuar si autor i vrasjes së Endri Mustafës në Shkodër, ka mohuar që i biri të ketë lidhje me këtë ngjarje.

Për mediat, ai ka thënë se 15-vjeçari Ergys Malja punon për Astmer Bilalin, pjesë e grupit të të cilit ishte edhe viktima Mustafa, dhe për grupin Bajri.


“Na akuzojnë për vrasjen e komshiut tonë, 15 vjeçari i arrestuar është i punësuar te Astmer Bilali dhe Bajrët. Tani tentojnë të përfshijnë djalin tim. Ne kemi si prova kamerat në çdo moment ku hamë ku rrimë.

Këto janë flluska sapuni si rastin tjetër qe ia kanë ngarkuar vrasjet dhe kane rënë poshtë dhe tani ia ngarkojnë një vrasje tjetëe. Këto nuk kanë problem të vrasin për të arrestuar një armik”, ka thënë ai.