I dënuar në Itali për drogë e femra, kapet në Fier

AKTUALITET


Një 51-vjeçar, i dënuar në Itali për drogë dhe shfrytëzim femrash për prostitucion është arrestuar nga policia e Fierit. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë Fier pohuan se Mario Mamani, banues në Fier u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Të njëjtat burime thanë se Gjykata e Xhenovas/Itali e ka dënuar 51-vjeçarin me 15 vite burgim për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik narkotikësh” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.





Skip to toolbar