I dënuar në Itali me mbi 25 vite burg/ Si u kap në Laprakë Ilir Paja

AKTUALITET


Kapet në Tiranë Ilir Paja, i liruar nga burgu nga ish-gjyqtarja Enkeleida Hoxha. Policia njofton zyrtarisht se ka finalizuar operacionin e koduar “Dangerous” për kapjen e një personi shumë të kërkuar për krime kundër personit.

Operacioni nga Fast Albania, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë.


Kapet e vihet në pranga 49-vjeçari nga Tirana, i shumëkërkuar në Itali për vrasje të punonjësve të Policisë.

Në vijim të punës për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Njësia Speciale “Fast Albania”, bazuar dhe në inteligjencën informative, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Dangerous”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Italisë i shtetasit Ilir Paja, 49 vjec, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si person shumë i kërkuar nga autoritetet Italiane pasi Gjykata e Apelit Milano/Itali, e ka dënuar me 25 vjet e 4 muaj burgim për vrasje, kryer në bashkëpunim dhe rrëmbim personi.

Lokalizimi dhe kapja e 49-vjeçarit u bë në Laprakë nga Njësia Speciale “Fast Albania”, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë.

Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët italianë vijon punën për plotësimin e dokumentacionit me qëllim ekstradimin e 49-vjeçarit drejt Italisë.

LIRIMI NGA BURGU
Gjykata e Krujës liroi nga burgu më 9 nëntor Ilir Pajën, një personazh që bëri bujë me arratisjet e tij spektakolare në Itali dhe krimet e shumta në tre vende. Së fundmi, Paja u arrestua më 6 mars të vitit 2008, për plagosjen e një efektivit të policisë kriminale.

Atë ditë i shumëkërkuari nga Berati, për një vrasje në Gjermani, tentativë vrasjeje, rrëmbim e përdhunim në Itali, ngriti më këmbë gjithë policinë e Tiranës, në tentativë për t’iu larguar efektivëve që e kishin njohur dhe duke marrë përpara me makinë një prej tyre.

Paja u liruar me vendim të gjyqtares Enkeleda Hoxha, me pretendimin pasi ai vuante nga një sërë sëmundjesh. Ilir Paja mësohet se kishte shfaqur probleme shëndetësore, që ishin vërtetuar edhe nga mjekët.




Skip to toolbar