I dënuari për vrasje largohet nga shtëpia, pezullohen 4 policë që po e ruanin

AKTUALITET


Drejtoria e Standardeve Profesionale e Policisë së Shtetit ka pezulluar nga detyra 4 punonjës policie në Durrës. Bëhet fjalë për inspektorët B. V., K. D. dhe O. Sh., të tre oficerë të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës si dhe inspektorin, S. K., trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Manzë.

Në një njoftim për mediat, Policia e Shtetit thotë se ‘4 punonjësit e Policisë janë pezulluar nga detyrat, pasi kanë qenë me shërbim, kur është larguar nga banesa e tij në fshatin Gjuricaj, shtetasi A. K., për të cilin Gjykata e Apelit, Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vrasja me dashje”.


Ndërkohë, AMP-ja ka iniciuar hetim penal për këtë rast dhe në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin ligjor të përgjegjësive.




Skip to toolbar