“I dimë kapacitetet tona,” Rama: Ukraina ka nevojë për mbështetjen e më të pasurve

AKTUALITET


Në një konferencë të përbashkët për mediat nga Tirana, kryeministri Edi Rama i ka rikonfirmuar presidentit të Ukrainës mbështetjen dhe përkrahjen e Shqipërisë në luftën kundër agresorit rus.

Por, teksa e pranonte se kapacitet e Shqipërisë mund të jenë të vogla, kreu i qeverisë theksoi se duhet edhe “mbështetja e më të mëdhenjve dhe më të pasurve.”


“E shohim me shqetësim që kjo mbështetje ndonjëherë ngecet. Se Ukraina shndërrohet në çështje e politikës së brendshme të një vendi. Ose se ndodhin vonesa burokratike… Nëse demokracitë kanë procedurat e tyre, demokracitë janë më të vështira dhe komplekse për të punuar dhe sjellë rezultate. Nga ana tjetër shohim një agresor që nuk ndalet për asnjë sekondë së godituri për të pasur më shumë territor, për të marrë jetët e pafajshme.”

Rama theksoi se përkundër asaj që disa mund të pretendojnë, lufta nuk fitohet duke i ndaluar Ukrainës furnizimin me armë.

“…Ata pretendojnë se ndalja e dhënies së armëve Ukrainës, do të sjellë paqen. Kjo është jo vetëm cinike, por edhe absurde. Nuk e ndal luftën duke ç’armatosur viktimën. E ndal luftën, duke ndalur agresorin. Dua të përfitoj nga ky rast, që t’u them të gjithë atyre që po dëgjojnë se Ukraina e meriton të mbështetet me të gjitha mjetet e nevojshme për t’u siguruar që ajo që do të vijë pas kësaj lufte të jetë një paqe e drejtë.

Rama e falenderoi homologun ukrainas për fjalën e dhënë në kohë paqeje ( se një ditë do ta vizitonte vendin), dhe e siguroi se Shqipëria është një prej shtëpive të tij.




Skip to toolbar