Gjykata e Tiranës la të mërkurën në burg Imer Krrashin, 31-vjecarin që u arrestua pasditen e 5 tetorit, pas një tentative për t’ju arratisur policisë.
Gjatë ndjekjes nga policis Krrashi, përplasi 9 automjete ndërsa dëmtoi edhe një polic I cili ishte jashtë detyrës. Para togave të zeza, Krrashi kërkoi falje duke thënë se ishte I gatshëm ti dëmshpërblente, ndërsa shtoi se ka qënë në gjendje ankthi.
“Jam penduar për ngjarjen. Kam qenë në gjendje paniku dhe ankthi. Marr mjekime dhe për depresionin. Kam qenë në gjendje të rënduar. Marr përsipër të dëmshpërblej pasojat e veprimeve të mia”.
Krrashi pasditen e 5 tetorit fillimisht u ndaluar nga policia rrugore, ndërsa sapo u pyet për armën e zjarrit që e mbante pa leje, 31-vjecari I dha gaz makinës duke rrezikur edhe jetën e efektivëve të policisë.
Krrashi ka precedent të mëpashëm penal, pasi është dënuar në Itali për vjedhje si pjesë e grupit të Edison Pulës në vitin 2022. Ky grup sipas autoritevte italiane kanë kryer vjedhje me dhunë në të paktën 50 raste.
“I forti” i Niklës mbetet në qeli/I iku policisë e përplasi disa mjete, jepet masa për Imer Krrashin
AKTUALITET15:10 - 08/10/2025
