I kalon detyrën Arjan Dodajt, Imzot Frendo: Vitet e fundit të jetës dua t’i kaloj në vendlindje

AKTUALITET


Imzot George Frendo i kalon sot detyrën e Arqipeshkvit të Kishës Katolike, Imzot Arjan Dodaj, ndërsa në fjalën e tij në ceremoni, ai shprehu besimin se Dodaj do ta kryej më së miri këtë punë. Imzot George Frendo tha se shqiptarët dhe Shqipëria do të jenë gjithmonë në zemrën e tij, por shtoi se iu duk e drejtë që vitet e fundit të jetës së tij t’i kalojë në vendlindje.

“Gjithmonë  e kam dashur Shqipërinë dhe shqiptarët dhe te ky popull kam gjetur dashuri e respekt më shumë se sa meritoja. Falënderoj popullin shqiptar që u bë edhe populli im. Do largohem nga Shqipëria me keqardhje, por mu duk e drejtë t’i kaloj vitet te fundit të jetës sime në vendlindje. Do mbeteni pjesë e zemrës sime e do ju kujtoj me lutje. Politika mund të ndryshojë e të përmirësojë strukturat, por besimi mund të arrijë atje ku nuk arrin politika, mund të ndryshojë zemrat. Le të angazhohemi më shumë për një Shqipëri më të drejtë, më të vëllazërore. I drejtohem pasardhësit tim, për më shumë se 4 vite kemi punuar ngushtë bashkë. Emri yt do të përmendet në meshë çdo ditë e kjo do të thotë se nuk do jesh vetëm në zbatimin e detyrës tënde, është një dioqezë me ty. Je shumë më i ri se unë dhe je shqiptar, që do të thotë se je më i aftë se unë për të kuptuar mentalitetin, psikologjinë e kulturën e këtij vendi. Për këto avantazhe që unë nuk i kisha, le të jenë për t’u një dhuratë që të bën shumë më afër deleve që Zoti do të të dhurojë”, tha ai.





Skip to toolbar