I maskuar dhe me sqepar në dorë tenton të vjedhë dyqanin në Vlorë, por…

AKTUALITET


Një dyqan telefonash në qytetin e Vlorës ka rënë pre e grabitjes. Ngjarja ndodhi gjatë natës përballë poliklinikës qendrore.

Ora shënon 03:29, siç shihet edhe nga pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë së dyqanit, teksa tek dera shfaqet një i ri me maskë anti-covid, kapele dhe kapuç në kokë teksa tenton që të hapë derën e xhamit me një sqepar. Teksa tenton që të ushtrojë forcë ndaj derës, kjo e fundit thyhet e gjitha.


Duke qenë se shkaktohet zhurmë e madhe, hajduti hyn me shpejtësi në dyqan dhe merr prej aty disa telefona nga tavolina dhe më pas ikën. Aktualisht policia është vënë në kërkim për identifikimin dhe arrestimin e autorit.




Skip to toolbar