I mbijetuari nxirret nga rrënojat 6 ditë pas tërmetit në Turqi

BOTA


Një javë pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë, shpresat nuk janë shuar për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja.

Pas plot 167 orësh, një burrë është shpëtuar nën rrënoja në Antakya në provincën Hatay të Turqisë Jugore. Sipas një videoje të publikuar, pasi është shpëtuar, burri ka përqafuar ekipet e kërkim-shpëtimit.


Më herët të dielën, një grua 55-vjeçare u nxorr nga rrënojat pas 159 orës, ndërsa një 85-vjeçare u shpëtua pas 152 orësh e bllokuar.

Po ashtu një 25-vjeçar sirian dhe një fëmijë u shpëtuan gjithashtu në Hatay rreth 151 dhe 152 orë pas goditjes së tërmetit.




Skip to toolbar