I mori makinën shokut për ‘xhiron e fundit’. Shpejtësia i merr jetën 17-vjeçarit

AKTUALITET


Shpejtësia e lartë dyshohet t’i ketë marrë jetën 17-vjeçarit Myftar Xhebro që ndërroi jetë mbrëmjen e së premtes në Gjirokastër.

Ai i mori shokut të ngushtë makinën për të vërë një xhiro që fatkeqësisht rezultoi të ishte e fundit për të.


Policia thotë se për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën 17 vjeçari ka udhëtuar nuk ka mundur të ruaj kontrollin mbi mjetin dhe kjo ka bërë që makina të përplasej me pemën dhe ai të ndërronte jetë në vend.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnate në afërsi të ish fabrikës se këpucëve në Gjirokastër.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupin e viktimës.




Skip to toolbar