“I pari të dhunonte me SHIK-un, i dyti të sabotonte”, Veliaj me socialistët: Berisha është reduktuar në një dritare, Meta në një vare argëtuese

Më të fundit


Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj vijoi turin e mirënjohjes me socialistët e zonës së Dajtit, Lagjes 12, Shëngjergjit, Krrabës, Zall Herrit, Zall Bastarit, dhe Bërzhitës, të cilëve u vlerësoi sakrificat ndër vite.

Veliaj tha se Partia Socialiste është e vetmja forcë që e ka afruar Shqipërinë me Perëndimin. Ai shtoi se Sali Berisha është reduktuar në një dritare, ndërsa Ilir Meta në një vare argëtuese që shëtit nëpër Shqipëri.

“Sot po shikojmë se si Sali Berisha është reduktuar në një dritare te rruga “Mustafa Matohiti”.

Sot po shikojmë se si Ilir Meta është reduktuar në një vare argëtuese, që shëtit nëpër Shqipëri. Sot është kollaj të bësh gallatë, me e trajtuar Saliun dhe Ilirin si një meme, me këto muhabetet e rrjeteve sociale, por ka qenë një kohë kur këta nuk ishin gallatë, se ishin persekutuesit numër 1. I pari nga jashtë, i dyti nga brenda. I pari të dhunonte me SHIK-un dhe policinë e tij, i dyti ta sabotonte me përçarjen nga brenda. Sot është gallatë me pa Ilirin dhe Saliun në atë derexhe, por që të vinim te kjo ditë, që të qeshim dhe të argëtohemi me mënyrën si kanë degjeneruar ato figura politike, u desh mundi dhe djersa e atyre që e mbajtën 33 vjet forcën tonë si forcë serioze, që bën shtet dhe qytet”, deklaroi ai.

Veliaj nënvizoi se koha ka treguar se PS-ja është familja më patriotike dhe më e vendosur për të afruar Shqipërinë me Perëndimin.

“Koha ka treguar se PS është familja më patriotike, më progresiste, më e vendosur për të afruar Shqipërinë me perëndimin, se çdo forcë politike në 113 vite shtet. Sot jam vërtet krenar që e kemi kthyer Tiranën një kryeqendër të Ballkanit. Sot Tirana është presidenca e B40, që është gjithë Rrjeti i Bashkive të Ballkanit.

Vjet Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Sportit, dy vite më parë ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë, vitin që vjen do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. Tirana këtu ishte, por çështja është që qeverisej nga ata që nuk kishin qëllim të bëjnë punë. E merrnin pushtetin si një mjet, një instrument, për të dhunuar tjetrin, për ta ulur tjetrin, për ta përçarë tjetrin, për ta persekutuar. Ndërkohë, ne e shohim pushtetin si një mjet për ta rritur Tiranën, për ta zbukuruar Tiranën, për ta ndërtuar Tiranën, për ta lartësuar Tiranën. Kjo është një diferencë shumë e madhe”, tha Veliaj.



Skip to toolbar