I riu braktis mjetin me kanabis dhe pistoletë, arrin t’i arratiset policisë, kapet vetëm shoku

AKTUALITET


Një 22 me iniciale B.C, ka rënë në pranga pasi mbante me vete një armë zjarrit të llojit pistoletë pa leje, njëkohësisht një sasi lënde narkotike e llojit kanabis ndodhej brenda makinës në të cilin ai ishte pasagjer, ndërsa shoferi braktisi mjetin dhe i iku kontrollit të policisë.

Drejtuesi i mjetit ishte një 22-vjeçar me iniciale T.P., dhe është shpallur në kërkim. Ai braktisi makinën kur polica do të kryente kontrollin në lagjen “Iliria” të qytetit dhe duke përfituar nga errësira u largua.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.




Skip to toolbar