I shëruari i parë, babai i pacientit “0” del nga spitali

AKTUALITET


I shëruari parë nga COVID-19 në vendin tonë, ka lënë sot ambientet e Spitalit Infektiv në QSUT.

Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama, ndërmjet një postimi në facebook, ku ka shpërndarë edhe një foto të pacientit, i cili shoqërohet nga një mjeke, duke dalë nga spitali.


Ai rezultoi negativ në të dyja testet, ndërsa pas daljes nga spitali do të qëndrojë 14 ditë në shtëpi, nën vëzhgimin e mjekëve.

I shëruari i parë del nga spitali për t’u mbyllur në shtëpi pa dalë fare 14 ditë, nën vëzhgimin e mjekëve fantastikë të infektivit”, shkruan Rama.




Skip to toolbar