I shpëtojnë nënës nga duart, dy fëmijë shqiptarë mbyten në një lumë në Francë

AKTUALITET


Dy fëmijë shqiptarë nga Kosova kanë humbur jetën pasi kanë rënë në një lumë, buzë të cilit kishin qenë duke luajtur në prani të nënës së tyre. Ngjarja ka ndodhur të martën dhe dy viktimat janë vëlla dhe motër, të lindur në vitin 2017 dhe 2014.

Tragjedia ka ndodhur në Le Moingt, ujërat e të cilit janë fryrë kohët e fundit nga reshjet e shumta shiut.


Sipas mediave kosovare tragjedia ka  ndodhur pasi nëna 35-vjeçare nga Kosova kishte ngrënë me fëmijët në një restorant të ushqimit të shpejtë, përpara se t’i merrte me vete orët e pasdites për të luajtur pranë lumit që kalon afër zonës së blerjes Montbrison.

Sipas deklaratave të saj, më i riu nga fëmijët fillimisht ra në ujë. Pas kësaj, motra e tij u përpoq ta kapte para se edhe ajo të rrëmbehej nga rryma e ujit.

Nëna arriti të bashkohej me ta por pa mundur t’i shpëtonte. Pastaj ajo njoftoi njerëzit për të lajmëruar shërbimet e urgjencës. Kur arritën atje, ata nuk mund të bënin asgjë.




Skip to toolbar