I vuri tritol lokalit në Krujë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

AKTUALITET


Në orët e para të mëngjesit të 31 janarit 2025, një shpërthim tritoli dëmtoi fasadën e jashtme të një restoranti në Fushë-Krujë.

Sipas policisë, shpërthimi shkaktoi dëme në xhamat e fasadës së lokalit, ndërsa eksplozivi ishte vendosur pranë vendit të njohur si ish-“Kooperativa Partizani” rreth orës 01:30 pas mesnate.

Pas hetimeve të filluara, është zbuluar se autori i dyshuar i këtij akti është shtetasi Mondi Topalli, 41 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Policia ka kryer kontroll në banesën e tij në fshatin Tapizë, ku ka gjetur armë dhe municion luftarak të mbajtur pa leje nga babai i autorit, shtetasi G. Topalli. Ky i fundit është proceduar penalisht për mbajtjen e armëve dhe municionit pa leje.

“Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të dëmtimit me lëndë plasëse, të fasadës së lokalit të shtetasit B. T., në Fushë Krujë, kryer në orët e para të mëngjesit të datës 31 janar 2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë identifikuan dhe shpallën në kërkim autorin e dyshuar të rastit, shtetasin Mondi Topalli, 41 vjeç.

Nga kontrolli në banesën e tij, në fshatin Tapizë, u konstatua se babai i 41-vjeçarit, shtetasi G. Topalli, mbante pa leje, 1 armë gjahu dhe municion luftarak. Për shtetasin G. Topalli. nisi procedimi në gjendje të lirë”, thuhet në njoftimin e policisë.



Skip to toolbar