Dhunohet avokati i Berishës, por jo për Berishën. Dy pistat: Funksioni dhe një çështje pronash

AKTUALITET


Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua të mërkurën në rrugën “Pjetër Bogdani” në Kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 8:30 minuta. Mësohet se 3 persona të pamaskuar kanë qenë autorët e dhunës ndaj avokatit Mëngjesi.

3 autorët, e kanë pritur avokatin para një kopshti, ku sapo ai ka lënë djalin e tij, dhe ne dalje e kanë sulmuar. Ne kamerat e sigurisë duket se avokati i ka njohuar autoret pasi komunikon me ta, ndërsa më pas ata e godasin e me grushta, duke e rrezuar ne toke.


ABCNews, mëson se Sokol Mëngjesi ka pësuar dëmtime të shumta në kokë por edhe në trup, megjithatë sipas ekzaminimeve nuk ka fraktura, por vetëm hematoma.

Aktualisht Avoakti ndodhet në spitalin e traumës në gjendje të stabilizuar, megjithatë policia nuk ka mundur që të marrë ende dëshminë e tij.

Pista  kryesore e hetimit  për këtë sulm fizik ndaj avokatit Sokol Mëngjezi është ajo e konfliktit per nje gjyq per ceshtje pronesie. Por nga hetimi nuk perjashtohen dhe pista te tjera.

Policia ka mundur të identifikojë një prej agresorëve, dhe ka ushtruar kontroll edhe në banesën e tij, por pa mundur  ta arrestojë.




Skip to toolbar