Idriz Haxhiaj, komandohet në krye të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara

AKTUALITET


Pas dorëheqjes së ish-Drejtorit të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) Adrian Koni, Ministri i Brendshëm ka prezantuar sot Drejtorin ri të Agjencisë, Idriz Haxhiaj.

Prezantimi i tij është bërë në Ministrinë e Brendshme me prani të punonjësve të AAPSK-së. Ai do të drejtojë përkohësisht Agjencinë, deri në përzgjedhjen e drejtuesit të ri, i cili do të dalë nga një proces i hapur konkurrimi, sipas parashikimeve të ligjit “Për nëpunësin civil”.


Haxhiaj mban aktualisht detyrën e Drejtorit të Politikave të Rendit dhe Sigurisë Publike në Ministrinë e Brendshme.




Skip to toolbar