“Ikën” Meta: SPAK, o tarallak!/ Kreu i PL “pranon” sekuestrimin e aseteve familjare: Humbja? Fajin e ka Saliu

Më të fundit


Ilir Meta te shtunen, konfirmoi se shqetesimet e tij ndaj SPAK, nuk jane thjesht parimore, por edhe penale. Ish-presidenti nga Korca ka ofenduar me terma percmuese Prokurorine Antikorrupsion, por per here te pare ai ka lene te kuptohet, se asetet e tij dhe te familjes jane vene nen sekuestro.

“Një gjë duhet ta di, SPAK-u se nuk do u them tarallaku, PL nuk sekuestrohet. Mund të sekuestrohet SPAK përpara, po PL nuk sekuestrohet. Le të hetojnë kallëzimet që kemi bërë, përndryshe pasojat ndaj tyre ta do të jenë fatale”.


Pak dite me pare vjehrra e tij u thirr ne SPAK. Ajo la te kuptohet se ishte pyetur per pasurite e te bijes, zonjes Monika Kryemadhi. Por Ilir Meta, duke ruajtur respektin me shume per vjehrren sesa per te shoqen, i beri te dyjave dalje dhe i la te ne meshire te fatit dhe te ligjit.

“Asnjë shqetësim, se nuk e di a ka fol vetë Fatimja, se unë kam punë më të rëndësishme, nuk i kam parë lajmet. Zonja Monika përgjigjet vet, unë përgjigjem vet”.

Por per here te pare Ilir Meta ngriti gishtin e akuzes politike ndaj atyre qe tashme mund te quhen ish aleate te tij ne shtepine e lirise. Ai pranoi pas gati nje viti humbjen e thelle ne zgjedhje, duke ia lene pergjegjesine kandidateve te perbashket, te perzgjedhur kryesisht nga Sali Berisha.

“Në zgjedhjet e fundit vendore kur edhe një pjesë e përfaqësuesve të PD-së ishin të shqetësuar pse unë vija mbështesja kandidatin e përbashkët, se ajo nuk kishte shance për të fituar, në vend që të gjithë të bashkoheshin për fitoren e opozitës këtu. Në këtë e pamë në Fier kur vajta të vizitoja selinë e kandidatit të përbashkët, që ishte më e madhe se ajo e Donald Trump dhe ku dera ishte e mbyllur. E pamë këtë kudo. Koalicioni Bashke Fitojme nuk funksionoi. Nëse do të kishte funksionuar, do të kishte fituar. Fakti që koalicioni bashkë fitojmë nuk fitoi tregoi që nuk funksionoi. E tregon dhe këshilli bashkiak këtu. Opozita lokale këtu është ku thërret qiameti”.

Shpeshhere keto kohe ka permendur fjalen shkundje. Por ne fund te muajit ai shpalli mbajtjen e kongresit te partise se tij, ku si duket, pertej respektit qw nuk ndryshon per doktorin, per Partine e Lirise do te ndryshoje gjithcka. Miqesia miqesi, thote populli, paraja te shkoje e te vije.

“Më 27 prill kemi një Konvent hisotrike, atë ditë nisim një start për 20 vitet e ardhshme”.




Skip to toolbar