IKMT kontrolle në gjithë territorin, ministri Balla: Do të goditet çdo ndërtim pa leje, asnjë grumbullim mbetjesh në anë të rrugëve

AKTUALITET


Ministri i Brendshëm Taulant Balla kërkoi nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit të garantojë mbrojtjen e territorit dhe të peizazhit nga ndërhyrjet dhe zhvillimet e kundërligjshme përgjatë rrugëve.

Kjo duke pasur në konsideratë ndalimin e krijimit dhe mbylljen e vendgrumbullimeve dhe grumbullimin e mjeteve motorike, rimorkiove, si dhe të pjesëve të tyre të këmbimit, të dala jashtë përdorimit, si dhe mbrojtjen e përbërësve të mjedisit, sipas legjislacionit në fuqi, si dhe çdo lloj ndërhyrje tjetër ose zhvillim të kundërligjshëm.


“Arsyeja pse jemi këtu është që të konfirmojmë se e mbështesim biznesin, ta vazhdojë punën, por të keni një afat kohor për ta përshtatur punën sipas lejes mjedisore, për të mos dëmtuar qoftë mjedisin, por edhe pamjen e rrugëve në Shqipëri, sytë e përdoruesve të rrugës, të turistëve të mos kenë qasje me këtë pamje që shohim këtu”, tha Balla gjatë një inspektimi në aktin Tiranë – Durrës.

IKMT dhe Policia e Shtetit kanë nisur një kontroll të plotë të gjithë territorit, mbi bazën e një akti normativ për pastrimin e gjithë rrugëve të vendit dhe pikat doganore.




Skip to toolbar