IKMT tërhiqet nga shembja e hotelit në Dhërmi, shkak sezoni turistik

AKTUALITET


Një ditë pasi mbërriti në Dhërmi për prishjen e një hoteli, në pronësi të Fjorentin Belit, i cili sipas deklaratave të banorëve, ishte numërues në kutinë e fundit të fshatit Kudhes, që i dha fitoren Fredi Belerit në Himarë, IKMT dhe Policia e Shtetit janë tërhequr nga aksioni.

Sipas informacioneve, ky vendim ka ardhur për faktin se sezoni turistik është shumë afër. Mësohet se ankesa në lidhje me aksiuonin e IKMT-së ka pasur edhe nga pronarët e objekteve të tjera, ndërsa pritet që aksioni të kryhet pas përfudnimi të sezonit.


Në deklaratat e dhëna për mediat, banorët thonë se operacioni i ndërmarrë nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit është i motivuar politikisht. Prindërit e Belit, e ëma dhe i ati, thanë ditën e djeshme për mediat se djali i tyre nuk ka asnjë faj ndërsa i bënë thirrje kryeministrit Edi Rama që të tërhiqet.

“Dha urdhër ai. Pse çfarë i bënë? Se vajti djali im në komision? As i shau, as i ofendoi? Neve rroftë themi, nuk themi poshtë. Po tani poshtë e më poshtë

Kujtojmë se garën për Bashkinë Himarë e fitoi kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri i cili aktualisht është pas hekurave. Ai siguroi 3840 vota ndërsa kundërshtari i tij politik nga kampi rozë Jorgo Goro siguroi 3821 vota.

të verë,” u shpreh nëna e numëruesit të “Bashkë Fitojmë” për mediat.




Skip to toolbar