Ilir Beqaj refuzoi vendin e Benet Becit, kush pritet ta marrë mandatin e deputetit

Më të fundit


Ilir Beqaj ka refuzuar të jetë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. KQZ shpalli moszgjedhshmërinë pasi ai nuk iu përgjigj thirrjes së KQZ për të dorëzuar formularin e dekriminalizimit brenda afatit, për të zëvendësuar Benet Becin në Shkodër që la mandatin për të kandiduar për bashkinë e Shkodrës.

KQZ ka ftuar Frrok Gjinin që është në listën vijuese të PS nëse do të marrë mandatin. Atij do t’i duhet të dorëzojë formularin brenda 10 ditësh. KQZ shpalli po ashtu pazgjedhshëmrinë si deputet të Bardh Spahisë në vend të Zef Hilës. Ka ftuar Ludovik Hasani për të dorëzuar formularin e dekriminalizimit.





Skip to toolbar