Ilir Meta në Prokurori, u pyet për kallëzimin e bërë në ndërhyrjen e serverave te PL

AKTUALITET


Ilir Meta është thirrur këtë të martë në prokurorinë e Tiranës. Kryetari i Partisë së Lirisë është marrë në pyetje lidhur me kallëzimin e bërë nga partia e Lirisë për ndërhyrje në serverat e selisë.

Në një prononcim për mediat, pas daljes nga prokuroria, ai ka thënë se është thirrur për t’u pyetur lidhur me çështjen në fjalë.


Meta ka denoncuar një vjedhje të një njësie hard disku që sipas tij ka ndodhur brenda selisë me pamje të kamerave të sigurisë. Sipas kallëzimit ngjarja pretendohet të ketë ndodhur më 6 mars pak para mesnate, në orën 23:40.

Për këtë çështje Prokuroria e Tiranës ka nisur veprimet hetimore.




Skip to toolbar