Inceneratorët, SPAK jep pretencën: Lefter Koka të dënohet me 10 vite burg, Alqi Bllako me 4

AKTUALITET


Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 10 vite burg për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.

Sipas të njëjtave burime, SPAK kërkon 4 vite burg për ish-deputetin Alqi Bllako.


SPAK akuzon ish-zyrtarët e lartë se janë përfshirë në korrupsion, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 4 milionë eurosh nëpërmjet një skeme me lëshimin e faturave fiktive në punët e kryera në incenerator dhe kanë përfituar udhëtime dhe pagesa nga biznesmeni Klodian Zoto.

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka dhe ish-sekretarit të Përgjithshëm, Alqi Bllako për gjykim të shkurtuar. I njëjti vendim është marrë edhe për 6 të pandehurit e tjerë për inceneratorin e Elbasanit.

Në rast se shpallen fajtorë, ata do të përfitojnë ulje të dënimit me një të tretën.

Sipas prokurorisë, Koka në cilësinë e ish-ministrit ka përfituar rreth 3.7 milionë Euro ryshfet nga tre administratorët e kompanisë Albtek Energy: Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja për dhënien me koncesion dhe ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit.




Skip to toolbar