Inceneratori i Elbasanit/ Kërkesa e SPAK për masë të re sigurie për Alqi Bllakon

AKTUALITET


Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme masë sigurie “arrest në burg” për ish-deputetin e PS-së Alqi Bllakon për Inceneratorin e Elbasanit, por është refuzuar dy javë më parë.

Pas refuzimit, SPAK i është drejtuar Apelit të së Posaçëm, teksa kjo e fundit shqyrton kërkesën të enjten në orën 08:30.


“Çështja është regjistruar mbi ankimin e Prokurorisë, objekti është caktim masë sigurimi, dhe për shkaqe procedurale është shtyrë për nesër ora 8:30”, bëhet me dije.




Skip to toolbar