Inceneratori i Fierit/ Zbulohet kërkesa e bankës për pasuritë e sekuestruara të ish-ministrit Koka

AKTUALITET


Ndonëse sot ishte përcaktuar që të mbahej sot seanca gjyqësore për çështjen e inceneratorit të Fierit, gjyqi është shtyrë. Seanca është shtyrë për në datë 29 maj, në orën 10:00. Shkak është bërë kërkesa paraprake e avokatëve.

Gjykata kërkoi kohë të shprehet në lidhje me kërkesat e bëra nga Arben Dervishaj dhe Regan Merdani për shpallje të moskopetencës dhe kalimin e çështjes në Gjykatën e Tiranës. Ndërkohë, i pandehuri Arenc Myrtezani kërkon pavlefshmërinë e aktekspertizave të bëra nga prokuroria. Avokati i të pandehurit Arber Denizi kërkoi pezullimin e gjykimit pasi ai nuk ka marrë dijeni për procesin.


Nga ana tjetër, mësohet se një bankë e nivelit të dytë në vend, kërkon që të bëhet palë në proces pasi disa nga pasuritë që i janë sekuestruar Lefter Kokës janë vënë si garanci në bankë.




Skip to toolbar