Inceneratori nuk “djeg” aq shumë. Lehtësohen pozitat e Bllakos

AKTUALITET


Ka nisur seanca për shpalljen e vendimit për inceneratorin e Fierit. Sipas burimeve për mediat, Alqi Bllako nuk e konsiderohet zyrtar i lartë, por funksionar publik.

Ndaj, gjykata ka kërkuar nga Prokuroria saktësim akuzash e për këtë arsye, pasi janë njohur me akuzat përkatëse, avokatët e të pandehurve kanë kërkuar kohë.


Mësohet se, kanë rënë akuzat për “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “shpërdorim detyre” për Arben Dervishajn, i cili do të akuzohet vetëm për veprat penale të “falsifikimit të dokumenteve” dhe “korrupsion pasiv në sektorin privat”.

Ndërsa Alqi Bllako nuk do akuzohet për “korrupsion të zyrtarëve të lartë” por për “korrupsion të funksionarëve publikë”.




Skip to toolbar