Protesta e partive të reja përpara Ministrisë së Brendshme u pasua me një incident i cili ngjalli kuriozitet mbi alternativat e reja në këto zgjedhje pranverore.
Analisti Mentor Nazarko u shpreh për ‘ Real Story’ se të dy partitë kanë raport problematik me të vërtetën. Sipas Nazarkos, sistemi mediatik në Shqipëri nuk është aq i mbyllur sa një e vërtetë të mos dali.
“Në këtë protestë përvec incidentit të turpshëm që nuk e di kush ka pasur njoftim. Të dy ofruan shfaqje të shëmtuar. Ka dhe një moment tjetër, nëse e mbani mend një politikan që ishte kryetar i Ballit tha se komunisti ishte i mbështetur mbi gënjeshtrën. Në lidhje me këtë protestë, sistemi mediatik shqiptar nuk është aq i mbyllur sa që një e vërtetë ajo që pretendonte lëvizja bashkë të jetë e mbyllur dhe të mos dali. Ekziston konkurenca dhe mes oligarkëve e cila mundëson që të qarkulloj një lajm që ishte mbyllur mundësia e komunikimit në një grup mediash. Të organizosh një protestë rreth një fakti që nuk është konfirmuar zyrtarisyt është një raport problematik me të vërtetën. Ka frymëzim komunist që i ngjan atij të Berishës. Raporti me të vërtetën është problematik. Ka karakter gjysmë shantazhues, i ngjan asaj që bën Berisha. Vjen nga kultura komuniste dhe është e frikshme. Nëse dy parti që thonë njëra jam e majtë dhe tjetra pretendon që është e qendrës shkon me ide për të sulmuar një ndërmarrës sipas një fakti që nuk është konfirmuar, kjo është shqetësuese dhe të dy partitë kanë raport problematik me të vërtetën.”
Analisti Martin Leka u shpreh se është e vështirë për këto parti sidomos pas këtij episodi që të marrin mandate të tjera.
“Ka shumë njerëz që nuk e dijnë emrinh e partisë.l thonë partia e Lapajt, partia e Shehaj.këto partitë e vogla uroujmë të dalin vetë deputetë dhe mandat tjetër do të jetë shumë e ështirë të marrin sidomos me këtë protestë që pamë.”
Analisti Roland Lami tha se prezenca e partive të reja do të bëj garën më interesante dhe më të fortë, por nuk i sheh të bëjnë diferencën.
“Këto flukse të reja e bëjnë interesante garën tek listat e hapura tek qarqe të mëdha ku është numri i madh i deputetëve sepse rritet mundësia që të targetojnë elektorat që ti votojnë. Tendenca për të konkuruar besoj do e bëj garën më të fortë. Në vend që të presim që partitë e reja të bëjnë diferencën, të jenë më social, më racional, më të prirur drejt çështjeve, më etike dhe do të rriten gjasat që kandiatë të partive të vjetra për të tërhequr vëmendje dhe fakti për tu distancuar mund t’i bëj më të përgjegjshëm, ëshët vërtetë një paradoks.”