Indi/ Festa kthehet në tragjedi, raportohet për 46 viktima

BOTA


Festa kthehet në tragjedi në Indi. Të paktën 46 persona, përfshirë 37 fëmijë dhe 7 gra u mbytën teksa ishin duke notuar në lumenj dhe në liqene në veri të Indisë, pas organizimit të një feste hindu.

Gjithashtu edhe gjatë viteve të kaluar pas organizimit të këtyre festave janë raportuar ngjarje të tilla të rënda. Sipas mediave lokale, lumenjtë dhe liqenet ku ishin organizuar këto festa ishin në nivel të lartë uji edhe për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme që kishin përfshirë vendin ditët e fundit.

Qeveria e shtetit njoftoi se do të dëmshpërblejë familjet e viktimave në shumën prej 400,000 rupi./abcnews.al/



Skip to toolbar