Inspektorati Ndërtimor dhe Policia Bashkiake kontroll në zyrat e FSHF

AKTUALITET


Inspektoriati Ndërtimor dhe efektivët e Policisë Bashkiake kanë zbarkuar ditën e enjte në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Mësohet se policia Bashkiake po ushtron kontrolle në ambientet e FSHF-së. Kujtojmë që kjo situatë vjen pasi prokuroria e Tiranës ka regjistruar një procedim penal ndaj presidentit të Federatës së Futbollit Armand Duka, lidhur me administrimin e një fondi prej 1.3 milion eurosh që UEFA ia ka kaluar asaj për llogari të Klubit të futbollit të Tiranës.


Prokuroria ka ngritur akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe Vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës ndaj Dukës.

Pak ditë më parë kontrolle të inspektorëve të Tatimeve ka pasur edhe në bizneset e familjes Duka në Durrës. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj sqaroi se këto kontrolle kanë qenë rastësi me situatën e krijuar në FSHF, por theksoi se për bizneset e familjes Duka ka pasur denoncime.