INSTAT: Rezultatet e censusit të popullsisë do të publikohen në qershor

AKTUALITET


Drejtoresha e Institutit të Statistikave, Elsa Dhuli, mbajti këtë të martë një deklaratë për mediat ku foli në lidhje me të dhënat e censit të popullsisë.

Dhuli theksoi s etë dhënat që lidhen mbi demografinë, arsimin, shëndetësinë dhe ekonominë po përpunohen për t’iu ardhur në ndihmë më vonë qytetarëve përmes orientimit të politikave publike.


Drejtoresha e INSTAT theksoi se të dhënat e censit pritet të publikohen në muajin qershor.

“Do gati për publikim në qershor. Të dhënat do të bëjnë informacione mbi demografinë, arsimin, shëndetin, duke krijuar grupe statistikash për përdorimin e tyre. Bazë e fortë për planin e politikave dhe të bëjë pamjen e programit për pamjen e jashtme të publikut”, u shpreh Dhuli.

Mbledhja e të dhënave në terren për censin nisi që prej 18 shtatorit dhe u mbyll pas tre muajsh. 16,9 milionë euro ishte kostoja e këtij projekti gjithëpërfshirës. Panorama e qartë e popullsisë shqiptare me të dhënat e detajuara, mbi kushtet e jetesës, numrin e popullsisë rezidente në Republikën e Shqipërisë do të publikohet në qershor të vitit 2024, duke ju dhënë kështu në dorë të gjithë aktorëve, dokumentin më të rëndësishëm bazuar në shifra për vendin tonë.




Skip to toolbar