Gjenerali Italian Giussepe Morabito thotë se pas sulmeve izraelite dhe amerikane, Irani nuk ka kapacitete që të mbrojë veten.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Morabito u shpreh se nuk do të ketë përshkallëzim në Lindjen e Mesme,
“Pas vendimit të zotit Trump, mendoj se nuk do të ketë një përshkallëzim në rajon. Irani nuk ka më kapacitetin që të mbrojë veten e tij në mënyrë të fortë. Kjo është pikë e rëndësishme që të ndalojnë menjëherë dhe që regjimi iranian të vijojë kontrollin e shtetit dhe që Izraeli të zhvillojë mënyrën e ndryshme të zhvillimit të ushtrisë. Izraeli, thonë analistët, që mund të veprojë më mirë në veri për Hezbollahun dhe të fokusohet në Gaza, që të shkatërrojnë këto pika terroriste. Asnjëherë Izraeli nuk ka deklaruar që do të shkatërrojë Iranin. Në këtë moment, kapaciteti i Izraelit është më shumë se kapaciteti i Iranit. Nuk do të ketë një ndryshim regjimi në Iran, nuk do të ketë Ajatollah të ri. Tashmë ka rënë gjithçka, por kapaciteti i tyre vijon në kuptimin e gardës dhe ushtrisë. Europa nuk ka interes që të përfshihet në luftë.”, theksoi ai.