Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Mentor Beqja thotë se i vetmi shtet që kishte interes për të përshkallëzuar konfliktin me Iranin, ishte Izraeli.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Beqja u shpreh se Izraeli e sheh Iranin si rrezik ekzistencial.
Beqja shtoi se në 2010, drejtori i agjencisë ndërkombëtare të energjisë atomike deklaroi se Irani do e ndërtonte bombën bërthamore për 6 muaj.
vetmi aktor në rajon që kishte interes për ta përshkallëzuar konfliktin, ishte Izraeli. Irani në çdo rast është i interesuar që të mos e zgjaste konfliktin. Kishim mbërritur në një moment, ku aktorët lokale po e integronin Iranin në kornizën e re në rajon. Presidenti Trump ka hedhur hapat e duhur në një vallëzim kompleks. Kam qenë në Gjenevë, në vitin 2010. Atje kishim drejtorin e agjencisë ndërkombëtare të energjisë atomike. Ne e pyetëm, për sa kohë Irani, mund të prodhojë bombën bërthamore? Përgjigja ishte e çuditshme, 6 muaj. Irani kishte mbërritur numrin e centrifugave, përpara se të bombardoheshin centralet, një numër centrifugash janë fshehur.”, theksoi ai.
