Gjykata e apelit të posaçëm ka lënë të pa ndryshuar masën e arrestit në burg për ish-gjyqtaren e Elbasanit Pajtime Fetahu. Në seancën e së mërkurës, gjyqtari Dhimitër Lara rrëzxoi kërkesën e Fetahuy për heqjen ose sëvëndësimin e masës së arrestit në burg.
Ish-gjyqtarja e Elbasait akuzohet nga prokuroria e posaçme se në këmbim të parave ka lehtësuar pozitat penale të Suel Çelës që akuzohet se drejton një organizatë kriminale në Elbasan.
Në të njëtën kohë pak ditë më parë Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Fetahut, roli I së cilës u zbulua pas zbardhjes së bisedave në platformën e koduar SKY EÇ, të zbërthyer nga SPAK. Edhe më 28 maj, gjykata e posaçme rrëzoi një tjetër kërkesë të Fetahut për liri, teksa më herët pretendoi edhe se ishte e sëmurë, duke kërkuar zëvëndësim të masës arrest në burg me një masë më të lehtë sigurie. Ish-gjyqtarja po mbahet e izoluar në Burgun e Grave në Pogradec.
Emri I Fetahut lidhet edhe me një tyjetër dosje të prokurorisë së posaçme si e përfshirë në organizatën kriminale të drejtuar nga vëllëzërit Franc e Hajdar Çopja në Elbasan. edhe në këtë rast fatahu akuzohet se në këmbim të korrupsionit ka ndihmuar anëtarë të këtij grupi për ti lehtësuar pozitat penale.